Selena Gomez është fejuar? Ja detaji që po bën lëmsh rrjetin
AA
Prej pak kohësh po përflitet se Selena Gomez dhe partneri i saj, Benny Blanco, janë fejuar. Deri më tani çifti i famshëm nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këto aludime.
Mirëpo gjatë daljes së fundit, fansat vunë re një detaj rreth pamjes së 32-vjeçares, që menduan se ishte fejuar në fshehtësi.
Gomez ndau një foto ku shihej bashkë me studentët. Ajo kishte veshur një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe kishte bashkuar duart njëra mbi tjetrën në tavolinë.
Një burim i afërt zbuloi se ajo posedonte një unazë ari në gishtin e unazës së majtë.
Më 8 gusht ajo ndau një “selfie” në “Instastory” ku qëndronte para një pasqyrë të madhe e veshur me një fustan krem dhe një palë taka. Ajo vendosi një emoji me zemër mbi foto duke mbuluar gishtin e majtë.
Benny dukej prapa fotos, e cila dukej se është realizuar në një banjë hoteli.
“Një natë jashtë”, kishte shkruar Selena përbri fotografisë.
Paralajmeron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse
Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen
Ilir Hasani: Opozita shqiptare bllokoi seancën, Ligji për
Deputeti i BDI-së dhe Frontit Evropian, Ilir Hasani, ka bërë të ditur se deputetët shqiptarë të opozitës bllokuan vazhdimin e
U raportua për marrëveshje LVV-LDK, flet Manxhuka: Shpresojmë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që dje u raportua se është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe