Sh.B. Logos-A uron Prof.Dr. Kushtrim Ahmetin për detyrën e re, Rektor i Universitetit të Tetovës
Shtëpia Botuese Logos-A i shpreh urimet më të sinqerta Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit për zgjedhjen e tij në detyrën e lartë të Rektorit të Universitetit të Tetovës.
Prof. Dr. Ahmeti është një emër i njohur në fushën akademike dhe shkencore, me kontribute të vyera në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe mendimin bashkëkohor. Për ne, është kënaqësi e veçantë që kemi bashkëpunuar me të në botimin e veprës “Michel Foucault: Pushteti, Dija, Individi”, një kontribut i rëndësishëm për studimet filozofike dhe shoqërore në gjuhën shqipe.
Njëkohësisht, vlerësojmë angazhimin e tij si Redaktor i Asociuar i Revistës Shkencore Ndërkombëtare Logos-A, ku, me përkushtimin dhe ekspertizën e tij, ka dhënë një ndihmesë të çmuar në zhvillimin dhe avancimin e veprimtarisë sonë shkencore e botuese.
I urojmë Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit suksese të shumta në udhëheqjen e Universitetit të Tetovës, duke besuar se vizioni, përvoja dhe përkushtimi i tij do të kontribuojnë në avancimin e mëtejshëm të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Me respekt,
Shtëpia Botuese Logos-A