Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shpërthim me bombë në një stacion treni, 24 të vdekur, plagosen dhjetëra të tjerë
Shqipëri

Shpërthim me bombë në një stacion treni, 24 të vdekur, plagosen dhjetëra të tjerë

November 9, 2024

AA

Të paktën 24 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një stacion treni në jugperëndim të Pakistanit të shtunën, njoftuan policia dhe zyrtarët.

Pakistani është duke u përballur me një rritje të sulmeve nga militantët etnikë separatistë në provincën Baluçistan në jug dhe me sulme nga militantët islamistë në veriperëndim.

Inspektori i përgjithshëm i policisë në Baluçistan, Mouzzam Jah Ansari, tha se 24 njerëz kanë humbur jetën deri tani si pasojë e shpërthimit në stacionin hekurudhor, i cili është zakonisht i dendur në fillim të ditës.

“Në shënjestër të sulmit ishte personeli i ushtrisë nga Shkolla e Këmbësorisë”, tha ai, duke shtuar se shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit (BLA), një grup militant separatist, mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë dërguar agjencisë së lajmeve Reuters.

BLA-ja kërkon pavarësimin e Baluçistanit, një provincë me rreth 15 milionë banorë që kufizohet me Afganistanin në veri dhe Iranin në perëndim. BLA-ja është grupi më i madh ndër disa grupe kryengritëse etnike që luftojnë kundër Qeverisë, duke thënë se ajo ia shfrytëzon padrejtësisht kësaj province burimet e pasura të gazit dhe mineraleve.

Mbikëqyrësi i lartë i operacioneve policore, Muhammad Baloch, tha se shpërthimi duket të jetë një bombë vetëvrasëse dhe se hetimet janë duke vazhduar për të mësuar më shumë.

“Shpërthimi ndodhi brenda stacionit të trenit kur treni i shpejt ishte gati për t’u nisur drejt Peshavarinit”, tha Baloch.

Në gusht, të paktën 73 njerëz u vranë në provincën Baluçistan, pasi militantët separatistë sulmuan stacione policore, linja hekurudhore dhe autostrada.

Sulmet e gushtit ishin më të përhapurat ndër vite nga militantët që luftojnë në një kryengritje dekadeshe për shkëputjen e provincës jugperëndimore të pasur me burime. Kjo provincë është vendi i projekteve të mëdha të udhëhequra nga Kina, si një port dhe një minierë ari dhe bakri./REL

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15496
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja

Një shtetase e Turqisë, Yagmur Ykser, ka rrëfyer për emocionet e saj kur ka vizituar Prekazin dhe kur ka kuptuar

Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin

Nju Jork Tajms, raporton detaje të turit diplomatik të emisarëve të presidentit Donald Trump në Abu Dabi, Kremlin dhe Dublin.

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.