Shpërthimi ishte i madh: Momenti kur aeroplani britanik Typhoon godet objektivin e Houthit në Jemen
Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ai urdhëroi sulmet “në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq”.
“Sot, në drejtimin tim, forcat ushtarake të SHBA-së – së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës – kryen me sukses sulme kundër një numri objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Houthi për të rrezikuar lirinë e lundrimit në një nga rrugët ujore më vitale në botë”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën mëngjesin e së premtes një mori sulmesh ndaj grupit Houthi në Jemen.
Sulmet e tyre vijnë si kundëpërgjigje ndaj sulmeve që kreu grupi Houthi ndaj anijeve amerikane në Detin e Kuq.