“Shumë lojtarë të mëdhenj, janë larguar nga Europa”
Kilian Mbape nuk ka vendosur ende se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, ai po shikon për një të ardhme në Arabinë Saudite ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi francez ka pozuar për revistën “GQ”, ku ka folur për mënyrën e të parit të futbollit dhe çështje të tjera aktuale. Për ardhjen e shumë kampionëve dhe lojtarëve të rëndësishëm në ligat “ekzotike”, Mbape ishte I qartw.
“Shumë lojtarë të mëdhenj, që kanë shënuar historinë e futbollit, u larguan nga Europa verën e kaluar. Ne po hyjmë në një epokë të re të këtij sporti. Është pjesë e ciklin e tij normal dhe e di që në një moment do të vijë edhe radha ime të largohem.
Këto ndryshime nuk më shqetësojnë, thjesht planifikoj të vazhdoj karrierën time duke ndjekur rrugën time”, u shpreh më tej Mbape. Kontrata e tij me PSZH skadon në fund të këtij sezoni. Për dëshirën e tij për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, sulmuesi befason.
“Kam arritur një pikë në jetën dhe karrierën time, ku nuk dua të detyroj më gjërat. Nëse klubi im do të më lejonte, do të shkoja me kënaqësi. Do të ishte një kënaqësi fantastike. Për çdo sportist Lojrat Olimpike kanw një vend të veçantë në karrierën e tij dhe unë doja të shkoja në Tokio, sepse dua të fitoj gjithçka dhe të shkruaj emrin tim në historinë e kombëtares franceze”, tha Mbape.