Spasovski siguron: Nuk ka limit për ndërrimin e dokumenteve personale, do të lëshohen edhe pas 12 shkurtit
Po punohet me dinamikë të përshpejtuar që qytetarët të furnizohen me dokumente personale dhe se 12 shkurti nuk është data e limitit, pasi dokumentet do të lëshohen edhe pas kësaj date, ka siguruar i parë i Policisë, Oliver Spasovski për TV21.
“Unë duhet të them se deri më tani kemi rreth 1 milion e 210 mijë pasaporta që janë ndryshuar në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu rreth 1 milionë e rreth 100 mijë letërnjoftime dhe rreth 540 mijë patentë shoferë.
Opozita akuzon se do të shkelet limiti?
E para nuk ka limit. Afati është deri më 12 shkurt, megjithatë lëshimi i dokumenteve personale vazhdon edhe pas 12. Të mos krijohet pasqyrë në publik se pas 12 nuk do të ketë ndryshime të dokumenteve”, tha Spasovski.