AA
Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill tha se SHBA-ja e nxiti Ibrahim Rugovën të takohej me Sllobodan Millosheviqin në Beograd më 1998. Ai këto komente i bëri sot në Tribunalin e Hagës gjatë dhënies së dëshmisë së tij në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Kur ambasadori [Richard] Holbrooke shkoi në Prishtinë, unë isha me të, dhe u ulem me presidentin Rugova. Edhe pse nuk e kishim diskutuar këtë paraprakisht, ambasadori Bolbrooke ishte ide e mirë nëse Rugova do ta takonte Millosheviqin në Beograd, sepse mendonte se ky takim do të zgjidhte shumë probleme”.
“Unë isha shumë skeptik”, tha Hill.
I pyetur nëse takimi mes Rugovës dhe Millosheviqit kishte ndikim në imazhin që kishte Rugova tek shqiptarët e Kosovës.
“Mendoj se e dëmtoi Rugovën, sepse njerëzit në Kosovë nuk mund të ndihmonte. Unë kisha rezerva se takimi mund të ndihmonte. Ai ishte shumë i shqetësuar, por nuk donte që në takimin e parë me Holbrooke të gjendej në një situatë ku refuzonte”, shpjegoi Hill. / REL
Në rrjetet sociale sot janë publikuar video nga një përleshje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Në
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë