AA
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi takim pune me kryetaren e Odës së Farmacistëve, Vesna Stavrova, dhe kryetaren e Shoqatës së Farmacive Private, Xhoana Andonoska.
Siç njoftojnë nga MSH, gjatë takimit, ministri theksoi se digjitalizimi është një nga prioritetet kryesore në të gjitha segmentet e sistemit shëndetësor, përfshirë edhe fushën e farmacisë.
“Angazhimi ynë është përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve dhe futja e metodave të reja në institucionet publike shëndetësore, si edhe ofrimi i shërbimeve të reja në farmaci. Gjithashtu, po punojmë me përkushtim në digjitalizimin e sektorit të shëndetësisë, dhe një nga prioritetet në periudhën e ardhshme do të jetë intensifikimi i këtyre proceseve edhe në segmentin e shërbimeve farmaceutike, si dhe zhvillimi i mbështetjes institucionale për forcimin e komunikimit profesional ndërmjet farmacistëve dhe mjekëve amë”, theksoi ministri Azir Aliu.
“Gjithashtu po punohet aktivisht në zgjerimin e listës pozitive nga ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë, komisioni për listën pozitive që shqyrton dhe vlerëson aplikimet e kompanive farmaceutike, si dhe nga Fondi për Sigurim Shëndetësor”.
“Së fundmi është prezantuar edhe një modul i ri për dorëzimin elektronik të kërkesave për përfshirjen e barnave në listën pozitive, me ç’rast është nisur procesi i digjitalizimit të procedurës për shtimin e barnave të reja në këtë listë”, thonë nga MSH.
Dogana po bëhet gjithnjë e më e “pasur”. Pas gjetjes dhe konfiskimit të afro gjysmë milion euro nga doganierët në
Ditë e re dhe akuza të reja ndërmjet partive politike. Secila parti kritikon tjetrën, kërkojnë llogari e fajësi. VMRO e
Tregjet e shitjes së kurbanëve nuk janë mbushur veç me kurbana, por janë mbushur edhe me qytetarë që, pavarësisht sfidave