Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Te disa njerëz shpesh shfaqet nevoja të shkojnë në tualet kur janë duke bërë blerje: Mjeku zbulon se çfarë fshihet pas saj
Shëndetsi

Te disa njerëz shpesh shfaqet nevoja të shkojnë në tualet kur janë duke bërë blerje: Mjeku zbulon se çfarë fshihet pas saj

May 12, 2024

AA

Një fenomen i pazakontë ndodh kur bëni blerje!

Jashtëqitja e rregullt është një parakusht për tretje të mirë dhe të shëndetshme. Ndonjëherë ndodh që të shkojmë në tualet në vendin e gabuar.

Mjekët shpesh këshillojnë se nuk duhet të vuajmë, si jashtëqitjen ashtu edhe urinën.

Dr. Saurabh Sethi, gastroenterolog i trajnuar në Harvard, i cili ndiqet nga qindra e mijëra njerëz në rrjetet sociale, ka komentuar shkuarjen në tualet në vende publike.

Shumë njerëzve, pacientë të tij, u ndodh që të kërkojnë një tualet derisa janë duke blerë gjësende.

Ai shton se në qendër është fenomeni “Mariko Aoki”, i cili u përmend për herë të parë në Japoni në vitin 1985. Emri u krijua pasi një grua nga Japonia, e cila i shkroi një letër një reviste, duke treguar në të se ajo duhej të kërkonte urgjentisht tualetin sa herë që hynte në një librari. Dhe dihej se kjo zgjati për javë të tëra.

“Shumë nga pacientët e mi kanë treguar se kanë pasur të njëjtën përvojë”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Dr. Sethi shpjegon se problemi lind kur organizmi nxitet nga disa stimulues, si aroma e librave apo kafesë. Gjithashtu, ndjesia e relaksimit, si dhe ankthi, gjatë blerjeve mund të ndikojnë në këtë fenomen.

Nëpërmjet komenteve, përdoruesit ndanë përvoja të ngjashme. Për shumicën e njerëzve, një nxitje e papritur për të urinuar nuk është shkak për shqetësim. Por nëse ndodh shpesh, mund të jetë një shenjë se diçka më serioze po ndodh.

Një nevojë e papritur mund të jetë një shenjë e sindromës së zorrës së irrituar (IBS) – një gjendje e zakonshme që prek sistemin tretës.

Simptomat kryesore të IBS janë:

Dhimbje stomaku ose ngërçe – zakonisht më të forta janë pas ngrënies,
Fryrje,
Diarre,
▪ Kapsllëk.

Përdorimi urgjent i tualetit është shpesh rezultat i ndryshimeve të papritura në zbrazjen e zorrëve dhe zakonisht shoqërohet me diarre.

Mund të jetë gjithashtu një simptomë e sëmundjes celiake, një gjendje autoimune ku trupi juaj sulmon veten kur hani gluten dhe sëmundjeve inflamatore të zorrëve (IBD), si sëmundja e Crohn dhe koliti ulceroz. /Telegrafi/

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Haga e dënon Thaçin me 1 vjet e 5 muaj

November 17, 2026
Maqedoni

EVN kërkon punëtorë në Shkup – ja kushtet dhe afati

November 17, 2026
Maqedoni

Ahmeti sfidon Mickoskin: “Vendi po hyn në ditë të vështira,

November 17, 2026
Kosovë

Hagë: Sot shpallet aktgjykimi për Thaçin dhe katër të akuzuarit

November 17, 2026
Maqedoni

Dita Starova Qerimi sjell ekspozitën “Arti i largësisë”: Kur mungesa

November 17, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5192
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15518
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Haga e dënon Thaçin me 1 vjet e

Shkalla e parë e Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka dënuar me 17 muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim

Maqedoni

EVN kërkon punëtorë në Shkup – ja kushtet

Kompania EVN ka shpallur konkurs për punësimin e elektromontuesve në Shkup, ndërsa afati i aplikimit është deri më 23 nëntor

Maqedoni

Ahmeti sfidon Mickoskin: “Vendi po hyn në ditë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke vlerësuar se ato janë zgjidhja e vetme për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.