Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Tetë të vdekur nga Ethet e Nilit, dy pacientë në gjendje të rëndë
Maqedoni

Tetë të vdekur nga Ethet e Nilit, dy pacientë në gjendje të rëndë

September 7, 2026

AA

 

Maqedonia e Veriut regjistroi viktimën e tetë të etheve të Nilit Perëndimor. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Shkupi, i cili ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Drejtori i Klinikës së Infektologjisë Fadil Cana bëri me dije se 8 pacientë që janë konfirmuar me ethet e Nilit Perëndimor, janë të hospitalizuar.

Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive

“Për fat të keq, gjatë fundjavës u regjistrua një rezultat fatal i një pacienti 70-vjeçar, pacienti i tetë me radhë, i cili u pranua në klinikë më 25 gusht në një gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë. Menjëherë pas pranimit, ai u vendos në repartin e kujdesit intensiv, u intubua dhe ishte në ventilim mekanik. Gjatë gjithë këtij qëndrimi dhjetëditor, pacienti ishte në gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë dhe pavarësisht gjithë trajtimit, të gjitha përpjekjeve të njësisë së kujdesit intensiv, gjatë fundjavës përfunduan me një rezultat fatal”.

Nga 8 pacientët e hospitalizuar, drejtori Cana njoftoi se dy prej tyre kanë pasqyrë më të rëndë klinike dhe gjenden në repartin e kujdesit intensiv, janë intubuar dhe janë në ventilim mekanik.

Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive

“Edhe ato janë për një kohë të gjatë në kujdes intensive dhe janë në gjendje të përgjithshme mjaftë të rëndë shëndetësore…Ndërsa tashmë katër ditë nuk ka pranime të reja në klinikë, pra nu kemi asnjë të dyshuar për ethet e Nilit Perëndimor”.

Ai theksoi se përveç njërit pacientë që është nga Sveti Nikolla, gjithë pacientët e tjerë janë nga Shkupi dhe janë të moshës mbi 60 vjeç.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion

November 16, 2026
Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë

November 15, 2026
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15499
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton

Alta Banka SHA Manastir do të dalë zyrtarisht në shitje përmes një ankandi publik, sipas njoftimit të lëshuar nga administratori,

Maqedoni

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026”

Kumanovarja Dr. Nurije Aliu, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror COGI 2026, të mbajtur në

Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.