Tetovari e rreh nenën dhe kërcënon motrën e tij
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.K.(34) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikim i sigurisë” dhe “lëndim trupor”, që të dyja të ndërlidhura me dhunë në familje.
Më datë 08.11.2023, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ka kërcënuar atë dhe motrën e tij.