Tripleta ndaj Sitit, Mbape futet në historinë e Ligës së Kampionëve
Kilian Mbape është padyshim ylli i momentit te Reali i Madridit, teksa rrëmbeu skenën duke shënuar tripletë në triumfin 3 me 1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Mançester Sitit.
Falë kësaj tripletë, Mbape, është futur në histori, duke u bërë lojtari i vetë në Ligën e Kampionëve, që ka shënuar tripletë golash në “Santiago Bernabeu” dhe në “Kamp Nou”, ndaj Barcelonës më 2021, kur mbante veshur fanellën e PSZH-së. Pra dy tripletë në “Bernabeu” dhe “Kamp Nou”, askush si ai.