AA
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë në një postim në Truth Social të hënën se do të vendosë tarifë 100% “për çdo film që prodhohet jashtë Shteteve të Bashkuara”.
Trumpi nuk ka specifikuar se kur ose si mund të miratohet tarifa.
Nëse Trumpi e zbaton kërcënimin e tij, kjo do të shënonte herën e parë që ai në thelb vendos një tarifë për një shërbim dhe jo për një mall të papërpunuar.
Presidenti fillimisht kërcënoi me një tarifë 100% për filmat e prodhuar jashtë vendit në maj, duke argumentuar se vendet e tjera ofrojnë stimuj tatimorë që kanë tërhequr regjisorët jashtë vendit.
Në postimin e tij të hënën, ai veçoi Kaliforninë, duke thënë se shteti “është goditur veçanërisht rëndë!”
Kuvendi, në seancën e sotme të 98-të, miratoi disa zgjidhje legjislative me procedure të shkurtuar, duke përfshirë ndryshime në ligjet
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit