“Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem”, Adelina Ismaili reagon përsëri pasi iu ndal transmetimi i emisionit në RTK
AA
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka njoftuar se do ta publikojë në “Facebook”, emisionin e plotë me mysafirin teologun Drilon Gashin, shkruan Gazeta Express.
Kjo pasi televizioni publik nuk ia lejoi transmetimin e këtij emisioni.
“Miq të mi. Emisionin e plotë “Shoë i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër ketu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër 🥰 Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen “, ka shkruar Ismaili.
Ndaj ndalesës së transmetimit të këtij emisioni ka reaguiar edhe teologu Gashi.
Ai ka thënë se anulimi i transmetimit është bërë për “arsye që e prekin atë personalisht dhe që kanë të bëjnë me një episod të kaluar të jetës së tij”.
Gashi i referohej procesit gjyqësor që e kishte me bashkëshorten e tij. Ajo e kishte denoncuar për dhunë në familje.
“Shtatë vjet më parë, pata një çështje familjare që rezultoi në një vërejtje gjyqësore, një çështje që e kam zgjidhur dhe mbyllur që atëherë, duke punuar pa pushim për të ndërtuar një jetë të lumtur dhe të qëndrueshme me familjen time. Është e dhimbshme që kjo ngjarje e kaluar po përdoret tani si justifikim për të më diskriminuar dhe mohuar mundësinë për të marrë pjesë në një diskutim publik që mendoj se ka rëndësi të madhe për të ardhmen e shoqërisë sonë”, ka shkruar ai.
Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës
Ndonëse 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – është pjesë e kalendarit të festave zyrtare, për Sindikatën e Punëtorëve
Luta akuzon Kurtin se i “dogji” dy figura
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i dogji dy figura të Gjilanit
Hoxha Fatmir Latifaj pajton dy familje në Mitrovicë
Në një kohë kur shoqëria përballet shpesh me ndasi e përçarje, një ngjarje domethënëse në Shipol të Mitrovicës solli një