AA
Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për angazhimin e ushtrisë në përballjen me zjarret.
“Presidentja në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza, ka nënshkruar vendimin për përfshirjen e një pjese të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve. Angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë vjen pas shpalljes së gjendjes së krizës nga ana e Qeverisë”, njofton presidenca.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të përcaktojë mënyrën e këtij angazhimi.
Presidentja po ndjek nga afër situatën me zjarret dhe shpreh shqetësim e solidaritet me qytetarët e prekur, njoftojnë nga kabineti i saj.
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë, duke e