AA
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për veprën penale të spiunazhit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake, më 7 nëntor 2025, përmes aktvendimit ka aprovuar kërkesën, duke i vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh,” ka deklaruar Gashi.
Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor të këtij viti, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, ndërsa hetimet ndaj tij po vazhdojnë.
Në rrjetet sociale sot janë publikuar video nga një përleshje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Në
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë