Vedat Muriqi, nis përgatitje te Majorka para sfidës me Viljarealin
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer te Majorka dhe ka filluar menjëherë stërvitjet. Muriqi kishte një aventurë të mirë me Kosovën në dy ndeshjet e Ligës së Kobeve, ku shënoi dy gola. Që të dy golat i shënoi në portën e Qipros.
Kujtojmë që Muriqi u lëndua në ndeshjen e fundit, por duket se lëndimi nuk ishte i rëndë dhe ai tashmë ka filluar stërvitjet me klubin nga La Liga.
Të shtunën, Majorka luan në shtëpi ndaj Viljarrealit./Indeksonline/