Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Arrestohet në Tiranë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Kopanicë
Maqedoni

(VIDEO) Arrestohet në Tiranë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Kopanicë

January 27, 2026

AA

Një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Bëhet fjalë për Besim Sherifin, 52 vjeç, banues në fshatin Kopanicë të Komunës së Sarajit i cili prej kohësh fshihej në kryeqytetin shqiptar, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Sipas Policisë së Shqipërisë, pas disa muajsh hetime dhe kërkime nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuari është lokalizuar në zonën e Liqenit të Thatë, ku edhe është arrestuar me qëllim ekstradimin.

Policia e Shqipërisë

“Nga verifikimi i thelluar rezultoi se shtetasi i shoqëruar, i cili përdorte dokumente identifikimi dhe leje për drejtim automjeti të falsifikuara, ishte person i shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasje të trefishtë”.

Gjykata e Shkupit, në vitin 2007, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”, e cila sipas legjislacionit penal të Maqedonisë së Veriut dënohet me burgim të përjetshëm. Sipas autoriteteve, Sherifi dyshohet se më 5 tetor 2007, në fshatin Kopanicë të Shkupit, ka vrarë me armë zjarri tre shtetas. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, policia i ka sekuestruar një pasaportë kosovare, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi nga Kosova.

Policia ka njoftuar se materialet procedurale për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Shkupin, po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.

Teuta Buçi /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” –

November 28, 2026

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5265
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.