Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Transportuesit: Rreth tre mijë shoferë mund të mbesin pa punë
Maqedoni

(VIDEO) Transportuesit: Rreth tre mijë shoferë mund të mbesin pa punë

January 27, 2026

AA

Natën e parë e kaluan nē mjetet e tyre të punës, aty ku shoferēt dhe transportuesit pritet t’i kalojnë edhe 5 ose 6 netē të tjera pēr të shprehur revoltën e tyre kundër vendimit tē BE-së për kufizim të qëndrimit tē transportuesve në zonën Schengen, lajmërimin dhe ç’lajmërimin përmes sistemit EES.

Selajdin Ajdini thotë se nëse hasin në vesh të shurdhër, pasojat do të jenë të rënda për kompanitë e transportit, shumë prej të cilave do të detyrohen të mbyllen. Ai paralajmëron se si rrjedhojë rrezikohen mijëra vende pune.

SELAJDIN AJDINI – TRANSPORTUES

“Ne do të humbim shumë nga transportuesit dhe shoferët tanë. Afro 2-3 mijë punëtorë i kemi që shumicën do të jenë pa punë, pa angazhim profesional. Në qoftë se vazhdon kështu do të mbyllen shumë firma transportuese nuk do të ekzistojnë”.

Ndërkohë, transportuesit theksojnë se kufizimi prej 90 ditësh qëndrim nē vendet e BE-sē, është i pamjaftueshëm, pasi një udhëtim nga Maqedonia, Shqipëria ose Turqia, drejt vendeve të Bashkimit Evropian zgjat së paku 7 deri në 10 ditë.

ABDULLA HALILI – TRANSPORTUES

“Një ngarkesë që merret qoftë nga Shqipëria qoftë nga Maqedonia ose nga Truqia në Bashkimin Europian i bje minimumi 10 ditë, dmth ne ata ditë i shfrytëzojmë për një kohë shumë të shkurtër. Shumë kohë na bjen që ne të presim që ajo të rinovohet dhe na kushton shumë neve si transportues”.

SELAJDIN AJDINI – TRANSPORTUES

“Minimumi, prej 7 ditësh deri në 10 ditë shkon rruga, sepse me këto kolonat që presim në Bashkimin Europian. Gjithmonë bën problem lajmërimi dhe ç’lajmërimi priten shumë kolona të gjata”.

Përndryshe, bllokimi i kamionëve të trafikut të mallrave nëpër pikat kufitare që nisi të hënën ka vazhuar edhe sot, si pjesë e protestës së përbashkët të transportuesve të vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e shkaktuara nga të dhënat elektronike të qëndrimit në Zonën Shengen në përputhje me rregullin 90/180 ditë nga prilli i këtij viti. Por, krahas bllokimit të trafikut të mallrave në pikat kufitare për në zonën Shengen, i cili sipas paralajmërimeve do të zgjas të paktën 7 ditë, trafiku për qytetarë, funksionon pa ndërprerje.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” –

November 28, 2026

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5265
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.