Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Filipçe: Qeveria është duke e sjell vendin afër kolapsit financiar
Maqedoni

(VIDEO) Filipçe: Qeveria është duke e sjell vendin afër kolapsit financiar

May 17, 2026

AA

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se qeveria e VMRO-së po e udhëheq vendin  drejt kolapsit financiar. Filipçe shtoi se situata me buxhetin është alarmante, paratë po mbarojnë, ndërsa Qeveria po merr hua në mënyrë të pakontrolluar dhe po grumbullon borxhe të reja për tenderët e saj.

VENKO FILIPÇE, KRYETARI I LSDM-së

“Situata me buxhetin dhe financat është shqetësuese, dhe e gjithë kjo është për shkak të menaxhimit të dobët të qeverisë, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski, i cili nuk ka as kapacitet dhe as njohuri për ta udhëhequr vendin siç duhet, dhe nuk ka dëshirë. Dhe e gjithë kjo manifestohet në faktin se ka ngecje në rritjen e pagave, nuk ka rritje të pagës minimale, mesatare, nuk ka asgjë domethënëse që qytetarët do ta ndiejnë si rritje të standardit të tyre të jetesës.”

Filipce tha se shenja e fundit që tregon se gjithçka që kemi thënë me muaj është e vërtetë është huamarrja e re qeveritare. Ai deklaroi se qeveria ka kërkuar 300 milionë euro për huamarrjen e fundit, ku sipas tij me qëllim që të mbushte deficitin që tashmë po thellohej, gjë që është një tjetër provë e qëndrimit amator të Mickoskit.  Sipas kryetarit të LSDM-së, borxhet totale janë rritur nga viti 2024 deri më tani me 2 miliardë euro të tjera.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15636
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka

Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.