VIDEO / Jasir Asani shënon tripletë dhe asist në Ligën e Kampionëve të Azisë
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka shënuar 3 gola dhe një asist për ekipin koreano-jugor, “Guangju” kundër skuadrës “Jokohama” nga Japonia, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.
Atij i kanë mjaftuar vetëm 2 minuta lojë për të zhbllokuar shifrat dhe për të regjistruar golin e parë për këtë sezon në këtë kompeticion.
https://streamin.one/v/a7be09c4
Por Asani nuk është ndalur me kaq teksa në minutën e 55-të realizoi dygolësh, ndësa në minutën e 69-të, sulmuesi i Shqipërisë ka dhënë asist për shokun e skuadrës Mikeltadze, i cili e ktheu në gol.
Ky i fundit riktheu asistin në golin e tretë të Asanit, të cilën e realizoi në kohën shtesë për të vendosur shifrat përfundimtare 7-3.
Jasir Asani brilliant finish!
Gwangju 3-1 Yokohamapic.twitter.com/vBc65d8DZW
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 17, 2024