Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Komisioni refuzoi propozim ligjin për rritjen e pagës minimale
Maqedoni

(VIDEO) Komisioni refuzoi propozim ligjin për rritjen e pagës minimale

February 24, 2026

AA

Iniciativa e LSDM-së për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimimale, nuk kaloi sot filtrin e parë në Komisionin parlamentar për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike. Komisioni ka refuzuar edhe propozimin e koordinatorit të këtij grupi parlamentar, Oliver Spasovski, për debat publik dhe për të tentuar të arrihet një marrëveshje midis tre partive të interesuara për rritjen e pagës minimale. Spasovski, gjatë elaborimit të propozimit të tyre, tha se ai përfaqëson një vazhdimësi të rritjes së vazhdueshme të pagës minimale që filloi sistematikisht në vitin 2017. Spasovski tha se në dy vitet e fundit, çmimet e produkteve themelore ushqimore, energjisë, shërbimeve komunale dhe kostove të kujdesit shëndetësor janë rritur, ndërsa shporta e konsumatorit është rritur vazhdimisht.

Oliver Spasovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së

“Në kushte të tilla, megjithëse ekziston një mekanizëm ligjor për rregullimin e pagës minimale, përkatësisht 50 përqind të rritjes së pagës mesatare dhe 50 përqind të rritjes së kostos së jetesës, realiteti tregon se dinamika e rritjes së çmimeve tejkalon dinamikën e rregullimit ligjor. Më të prekurit nga kjo janë qytetarët për të cilët paga minimale është burimi i vetëm i të ardhurave”.

Deputeti opozitar, Fatmir Bytyqi kritikoi ashpër qeverinë për thellimin e varfërisë, kontrollet e dobëta të çmimeve dhe mungesën e dialogut të vërtetë social mbi pagën minimale prej 600 eurosh. Ai paralajmëroi se rritja e kostove gërryen drejtpërdrejt fuqinë blerëse të qytetarëve.

Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së

“Ose do të qëndrojmë në mbështetje të punës dhe vlerës së saj ose do të vazhdojmë ta zbukurojmë dhe relativizojmë varfërinë. Dhe për këtë, shporta minimale sindikale në shkurt të vitit 2026 arriti në plotë 67.382 denarë”.

Edhe deputetja e ASH-së, krahu i Zijadin Selës, Ilire Dauti tha se mbështet rritjen e pagës minimale, por ajo kërkoi qe me këtë të rriten edhe pagat mesatare. Ndërkaq, ajo vlerësoi se, shteti duhet ta luaj rolin e vet në pjesën e marrjes së obligimit për ta mbuluar dallimin e rritjes së pagës minimale përmes kontributeve dhe tatimit personal.

Iire Dauti, deputete e ASH-së

“Për mua personalisht është edhe një element tjetër i cili është shqetësues – mosndjekja e rritjes së pagës minimale nga pagat mesatare. Unë mendoj se, megjithatë, të gjithë ata që janë të klasifikuar dhe të cilat marrin paga më të larta se sa paga minimal, realisht me pagën mesatare apo mbi atë, mendoj që rritja duhet të jetë lineare, sa rritet paga minimale me aq duhet të ndiqet edhe paga mesatare”.

Kujtojmë se, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë tash më disa javë po kërkon rritjen e pagës minimale, ndërsa kërkesat e tyre i kanë shprehur edhe në formë të protestave e bllokadave të Kuvendit, Odës Ekonomike e Qeverisë.

Teuta Buçi /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në

November 28, 2026
Kosovë

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me

November 28, 2026
Kosovë

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje

November 28, 2026
Kosovë

Kurti nga Prekazi: 28 Nëntori bashkon Krujën, Vlorën dhe Drenicën

November 28, 2026
Maqedoni

Blerant Ramadani me urim për 28 Nëntorin: Qoftë e përjetshme

November 28, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5271
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15661
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.