(VIDEO) Panairi i Librit në Shkup, më shumë se gjysma e shtëpive botuese pjesëmarrëse do të jenë nga Serbia
Edhe këtë vit, si çdo tjetër, Shkupi do të jetë nikoqir i panairit të librit për një javë të tërë. Hapja zyrtare do të jetë më 23 prill dhe është paraparë që në këtë panair të marrin pjesë 65 shtëpi botuese nga vendi dhe nga jashtë.
Drejtoresha e Panairit, Daniela Gligorovska për TV Shenja thotë se këtë vit në panair do të marrin pjesë rreth 35 shtëpi botuese nga Serbia të cilët do të jenë nën ombrellë të Ministrisë së Kulturës së Serbisë, e cila do të ketë pikat e veta të shitjes.
DANIELA GLIGOROVSKA – DREJTORESHË EKZEKUTIVE E PANAIRIT
“Ministria e Kulturës së Serbisë ka qenë prezente edhe në panairin e vitit të kaluar, thirrjet zakonisht i dorëzojmë përmes ambasadave, kështu që vitin e kaluar Ministria e Kulturës u vet paraqit, po ashtu edhe këtë vit, por është e zakonshme, sepse vitet e kaluara kemi pasur musafir nga Ministria e Kulturës së Hungarisë, kurse tre vite më parë e kemi pritur tre vite më parë edhe Ministrinë e Kulturës së Turqisë”.
Drejtori i Asociacionit të Botuesve Maqedonas, Bojan Sazdov njoftoi se në këtë panair do të ketë edhe përfaqësues dhe botues edhe nga Britania e Madhe.
BOJAN SAZDOV, DREJTOR I ASOCIACIONIT TË BOTUESVE MAQEDONAS 0,58-
“Do të ketë përfaqësues nga “pinguin books” nga Britania e madhe, nga shtëpia botuese “Dereta” nga Serbia po edhe botues nga Greqia. Kështu që ditët në vijim, botuesit do të kenë mundësi që të marrin pjesë në shumë ngjarje profesionale që i organizon Asociacioni. Vlen të theksohet se të premten do të ketë edhe panel diskutim e cila do të jetë e hapur e në të cilën do të diskutohet për sfidat e shtëpive të vogla botuese”.
Panairi mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës dhe sipas organizatorëve për të lehtësuar qasjen e lexuesve dhe qytetarëve që janë të interesuar të blejnë libra, Ndërmarrja për Qarkullim Publik do të ketë linjë speciale nga Qendra e qytetit deri tek Salla “Boris Trajkovski”, ku edhe mbahet panairi.
Mevludin Imeri /SHENJA/