Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) FSSH ka evidentuar persona të vdekur me sigurim shëndetësor aktiv
Maqedoni

(VIDEO) FSSH ka evidentuar persona të vdekur me sigurim shëndetësor aktiv

April 21, 2026

AA

Në evidencën e Fondit Shëndetësor ka edhe persona të vdekur të cilët kanë sigurim shëndetësor aktiv, dhe në emër të të cilëve janë të siguruar edhe anëtarë të tjerë të familjes. Kështu tha sot tha sot drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski. Arsyeja për këtë problem sipas tij, qëndron në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, e cila nuk i dorëzon me kohë të dhënat për të vdekurit në Fondin Shëndetësor.

Aktualisht, njoftoi se se në RMV ka 1.836.667 persona të siguruar, nga të cilët 470.774 persona ose çdo i katërti (25 përqind) janë persona që nuk kanë të ardhura. Ai hedh poshtë tezat se kategori të caktuara qytetarësh mbeten pa kujdes shëndetësor.

Sashko Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor

“Maqedonia përkufizohet si shtet social dhe sipas Ligjit për Sigurim Shëndetësor, ekzistojnë disa baza për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, gjë që e bën sistemin gjithëpërfshirës dhe socialisht përgjegjës. Sigurimi shëndetësor ofrohet edhe për njerëzit që nuk fitojnë të ardhura dhe nuk mund të sigurohen në asnjë bazë tjetër – me kostot e sigurimit të tyre të mbuluara nga shteti përmes një programi në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Drejtori Klekovski bëri me dije se po punojnë në 3 reforma të sigurimit shëndetësor.

Sashko Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor

“Në fazë finale është përgatitja e një zgjidhje të re ligjore nga ana e Ministrisë së Politikës Sociale, demografisë dhe rinisë, me pjesëmarrje aktive të Fondit të SIgurimit Shëndeëtsorë. Me këtë zgjidhje ligjore do të përfshihen persona që punojnë në forma fleksibile në angazhim”.

Qeveria, Fondi dhe UNICEF-i shtoi ai po analizojnë mundësitë për sigurim shëndetësor të pavarur të personave të mitur deri në 18 vjet.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15636
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka

Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.