VIDEO / Rej Manaj, super gol kualifikues në Kupën e Turqisë
Sivasspor dhe Keciörengücü janë përballur me njëri-tjetrin në xhiron e 5-të të Kupës së Turqisë. Skuadra ku luan edhe Rej Manaj, fitoi me rezultatin 3-2. Një sfidë tejet e luaftuar dhe ekuilibruar, e cila u “vulos” nga sulmuesi shqiptar, i cili me golin e epërisë përfundimtare 3-2, në minutën e 82-të, e kualifikoi me tej Sivassporin.
Golat që e çuan Sivassporin në fitore u shënuan nga Ziya Erdal në minutën e 10-të, Fode Koita në minutën e 50-të dhe Rey Manaj në minutën e 82-të. Nga ana tjetër, golat e Keciörengücü u shënuan nga Malaly Dembele në 52’ dhe 65’.
Kundërshtari i radhës i bardhekuqve do të përcaktohet në shortin që do të hidhet të hënën. Duhet theksuar se Rey Manaj u aktivizua si zëvendësues në minutën e 60-të dhe bëri “heroin” për të tijtë, me golin e bukur të kualifikimit.
Një predhë nga distanca, që e la portierin kundërshtar “pa tekst”. Lushnjari, që tashmë ka futur seriozisht në mendime edhe trajnerin Sylvinho, ka gjetur sot golin e 12-të turk këtë edicion.
GOL | 🔴⚪ Sivasspor 2 – 2 Keçiörengücü 🟣⚪
⚽️ 65′ Dembele (P)#ZTK pic.twitter.com/9Q1lSurESD
— A Spor (@aspor) January 18, 2024