Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Vdekja e foshnjës, komision për hetimin e terapisë
Maqedoni

(VIDEO) Vdekja e foshnjës, komision për hetimin e terapisë

December 17, 2025

AA

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën e Gjinekologjisë, në lidhje me mjekimin dhe trajtimin e foshnjes së vdekur të pacientes V.I. nga Haraçina. Sipas dokumentacionit mjekësor të siguruar nga Inspektorati, shkaku i vdekjes ka qenë kolaps i një krahu të mushkërisë, vështirësi në frymëmarrje, akumulim i tepruar i lëngjeve (edemë) në hapësirat intracelulare ose ekstracelulare të trurit, si dhe insuficiencë kardiorepiratore.

Drejtori i inspektoratit shëndetësor, Kiril Llazarov, ka sqaruar për mediat se si është zhvilluar e gjithë procedura e trajtimit të pacientes dhe foshnjes së saj. Përkatësisht, lehona është paraqitur për kontroll në Klinikën e Gjinekologjisë më 27 shtator dhe si rast urgjent është hospitalizuar në Repartin e shtatzënisë patologjike dhe me rrezik të lartë. Më 28 shtator është vendosur indikacion për lindje me prerje cezariane, e cila është kryer në orët e mbrëmjes (me fillim në 20:10 dhe përfundim të ndërhyrjes në 21:00).

Kiril Lazarov, Drejtor i ISHS-së

“Ka lindur një foshnjë mashkull e gjallë, prematur (36 javë) dhe 4 orë pas lindjes, më 29 shtator, është transferuar në Repartin e Kujdesit dhe Terapisë Intensive për shkak të distresit respirator të shkallës mesatare. Është realizuar radiografi native e mushkërive në klinikë, me gjetje të pneumotoraksit parcial në anën e majtë, pas së cilës menjëherë foshnjës i është dhënë sedativ,është intubuar dhe është vendosur në ventilim mekanik, si dhe është aplikuar terapi antibiotike trefishe për shkak të sepsës kongjenitale”.

Ai më tej ka shtuar se, më 1 tetor gjendja e foshnjes është përkeqësua, ndaj u thirrën kardiolog për fëmijë dhe kirurg për fëmijë, i cili vendosi tub kirurgjikal për shkak të gjetjes së pneumotoraksit masiv në anën e djathtë.

Kiril Lazarov, Drejtor i ISHS-së

“Nga ana e pediatrit kujdestar në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal, mjek – subspecialist i neuropediatrisë, u krye edhe ekzaminim ultrazëror i trurit, me gjetje të edemës cerebrale. Për shkak të gjendjes së rëndë, u ndërmor reanimacion kardiopulmonar, u administrua adrenalinë në tre raste, por pa sukses dhe vdekja (exitus letalis) ndodhi në orën 19:00 më 1 tetor. Është krijuar kërkesë për autopsi pranë Institutit të Patologjisë të Fakultetit të Mjekësisë – Shkup, por deri në ditën e inspektimit nuk ishte përgatitur raporti. Lehona është larguar nga klinika më 1 tetor me kërkesën e saj, kundër këshillës së mjekut”.

Lazarov tha se, nuk janë konstatuar lëshime në pjesën e protokollit në trajtimin e foshnjes, megjithatë kërkuan formimin e komisionit profesionist për të hetuar nëse fëmija është mjekuar si duhet dhe nëse terapia e dhënë ka qenë adekuate. Ndërkaq, raporti i Institutit për patologji do të jetë gati të premten.

Teuta Buçi /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

November 23, 2026
Maqedoni

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri,

November 23, 2026
Maqedoni

LSDM: Blerja e kompanisë së sigurimeve nga Macura u miratua

November 23, 2026
Maqedoni

Sulejmani i përgjigjet BDI-së: Bursat nuk janë privilegj etnik apo

November 23, 2026
Kosovë

Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15606
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

Nga sonte në mesnatë në Maqedoninë e Veriut sërish ulen çmimet e benzinave dhe të naftës (dizelit). Komisioni Rregullator për

Maqedoni

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj

Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet

Maqedoni

LSDM: Blerja e kompanisë së sigurimeve nga Macura

Mickoski dhe Sllaveski jo vetëm që sollën Alta Bankën në Maqedoni dhe në sektorin bankar në vend, por i dhanë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.