AA
BDI ka rënë aq poshtë sa nuk fshihet më pas kulisave, por shfaqet hapur si partner politik i partisë më albanofobe në vend, LEVICËS së Dimitar Apasievit. Kandidatura e Jovana Mojsovskës në Strugë është vula e marrëveshjes së turpshme të kurdisur nga njerëzit e Ali Ahmetit me LEVICËN, me një qëllim të vetëm të ndalet fitorja e Mendi Qyrës në rrethin e parë.
Sot, ashtu si në “dhomën 161” kur dhanë kryeparlamentarin vetëm për të mbetur në pushtet, BDI ka zgjedhur të bëhet bashkë me Levicën për të ndalur ndryshimin.
Kjo ujdi e BDI-së me Levicën është dëshmi e qartë se ata janë tjetërsuar dhe kanë braktisur çdo nevojë të struganëve. Për Ahmetin dhe emisarët e tij, pushteti ka më shumë vlerë se dinjiteti i shqiptarëve, e ardhmja e Strugës apo vota e lirë.
BDI ka zgjedhur të bëhet partner i Levicës. Por qytetarët e Strugës kanë zgjedhur të jenë partnerë të ndryshimit. Dhe më 19 tetor, ky ndryshim do të ndodhë. Struga do të mbyllë një epokë korrupsioni dhe do të hapë një fillim të ri, të pastër e të ndershëm me Mendi Qyrën.
MARKETING Maqedonia e Veriut po vazhdon të përballet me një sërë zjarresh pyjore dhe zjarresh në hapësira të hapura,
Temperaturat e larta vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa temperatura ditore masksimale sot do të arrijë deri në 41 gradë Celsius,
Dy persona nga Kërçova janë arrestuar gjatë një aksioni policor, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësirën e tyre afariste