Voziste 82 km/h me patentë të ndaluar, Policia e Kosovës ia konfiskon BMW-në
Gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:50, njësia policore e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale në fshatin Gërlicë, ka ndaluar një automjet të tipit BMË 118 me targa vendore
Sipas njoftimit gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi SH.B. (30 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 82 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Gjatë verifikimit ka rezultuar me masë mbrojtëse, ndalesë prej 12.03.2026 – 11.03.2027.
Lidhur me këtë për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:
– Gjobë në vlerë prej 500 €
– 5 pikë negative
– Masë mbrojtëse – vazhdimi i ndalimit të drejtimit të mjetit motorik edhe për 6 muaj
– Konfiskim i automjetit