Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shtyrja e aktgjykimit në kohën e formimit të institucioneve, Hoxhaj sheh kalkulime nga Haga: Hashim Thaçi u mor si President
Kosovë

Shtyrja e aktgjykimit në kohën e formimit të institucioneve, Hoxhaj sheh kalkulime nga Haga: Hashim Thaçi u mor si President

July 2, 2026

AA

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka parë si ‘’vendimmarrje politike’’, shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Specialja, i cili do të bëhet më 16 shtator, në orën 10:00.

Hoxhaj, mbrëmë i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se këtë vendim të Speciales, ai e sheh të ‘’lidhur me procesin paszgjedhor’’ në Kosovë, duke theksuar se ai nuk ka ‘ndonjë fakt konkret’’ porse, e ka nga intuita.

‘’Ma shumë e lidhi me procesin paszgjedhor. Natyrisht, më së i bindur jam. Fakti që zoti Thaçi kur është marrë peng për të shku në gjykatë, ka qenë president, e kanë marrë prej zyrës së presidentit, dhe ka shku drejt gjykatës. Unë e shoh shtyrjen e vendimit të ndërlidhur direkt, por nuk dua që të spekuloj më shumë, sepse nuk kam ndonjë fakt konkret por intuita ime thotë që ka të bëjë puro me vendimmarrje politike.

Hoxhaj, ka deklaruar edhe se, sipas tij, gjykatat ndërkombëtare ‘’shpesh janë zgjatje e politikës ndërkombëtare’’.

‘’Mendoj që ka mund të mbyllet ky proces edhe në maj, dhe jam i bindur që ka qenë i ndërlidhun me proceset politike zgjedhore në Kosovë. Tash jam i bindun që ndërlidhet me proceset politike paszgjedhore. Por çdo gjë çka është thanë në Gjykatë, ça ka pas me u thanë është thanë. Kemi prit që gjykata nuk është instrument i politikës ndërkombëtare. Duket që edhe me mënyrën se si po shtyhet vendimmarrja, është një instrument i politikës ndërkombëtare. Gjykatat ndërkombëtare shpesh janë zgjatje e politikës ndërkombëtare, kjo po tregon një gjë të tillë. Shtyrja në fakt tregon edhe se çfarë ndodhi edhe në ditën e fundit, kur prokuroria i lexoi prentendimet e saja’’, ka thënë ai.

Pos këtyre, Hoxhaj, ka deklaruar edhe se, qëndrimi i PDK’së, ka qenë që gjykata të jap sa më shpejt vendimin në rastin e ish-krerëve të UÇK’së.

‘’Qëndrimi i jonë si PDK, ka qenë që gjykata ta jap vendimin sa më shpejt përtej asaj çfarë ndodh në Kosovë, a ka zgjedhje a s’ka, a ka institucione a s’ka, do të duhej që vendimi të jetë sa më i shpejt dhe i prerë’’, ka deklaruar Hoxhaj mes tjerash.

Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Botë Maqedoni

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti

Ajo që nisi si një incident në tribunat e stadiumit në Batumi të Gjeorgjisë, tashmë është shndërruar në një çështje

Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burgim

Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të

Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në lokale

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.