Zbulohet i dashuri 37 vjet më i ri i Madonës
AA
Madonna nuk i fsheh lidhjet e saj nga publiku. Kështu, paraqitja e fundit që ajo bëri në Itali zbuloi lidhjen e saj të re me 28-vjeçarin Akeem Morris.
Sipas një raportimi të Daily Mail, ylli i popit u pa duke shijuar pushimet në Portofino duke mbajtur për dore të dashurin model xhamajkan 37 vjet më të ri. Të dy u bashkuan në vitin 2022 për një xhirim për revistën Paper.
Të njëjtat raportime thonë se çifti udhëtoi për në Itali përpara ditëlindjes së 66-të të Madonës më 16 gusht. Duket se ky është i riu, me të cilin është fotografuar një javë më parë e zhveshur në shtrat dhe foton e ka postuar në Instagram.
Akeem Morris ka lindur në Xhamajka më 2 maj 1996. Aktualisht jeton në Nju-Jork. Sipas profilit të tij në LinkedIn, ai u diplomua në Universitetin Stony Brook me një diplomë bachelor në shkencat politike.

Albi Qamili: Filiz Mustafa përfaqëson brezin e ri
Zv kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka shprehur mbështetje për kandidatët e Lëvizja VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 7
“S’e dëgjova zërin tënd”, vajza e dëshmorit Fehmi
Arta Demaj, vajza e vetme e dëshmorit Fehmi Demiqi, në përvjetorin e rënies së babait, ka shkruar fjalë prekëse, duke
Fushata online: Profilet e rreme, rrisin e nxisin
Më shumë se për program e plane, disa politikanë po shpenzojnë për të blerë pëlqime e reagime në rrjete sociale.