Zbulohet plani i Ançelotit para përballjes me Majorkën
Sipas gazetës “Marca”, Karlo Ançeloti po planifikon të përdorë në ndeshjen e parë të Real Madridit në La Liga kundër Majorkas, saktësisht të njëjtin formacion titullar që mundi Atalantën në Superkupën e Evropës.
Real Madridi e nisi ndeshjen kundër Atalantës duke luajtur me formacionin 4-3-3 me Mbapen si numrin 9. Skuadrës iu desh pak kohë për të marr lojën pasi pjesa e parë përfundoi 0-0. Megjithatë, Real Madridi mori jetë në pjesën e dytë me Xhud Belingham që drejtonte shfaqjen në mesfushë dhe Vinicius Jr ishte më i drejtpërdrejtë nga krahët.
Në fund, “Los Blankos” mposhti Atalantën me rezultat 2-0 për të fituar Superkupën e Evropës. Majorka nuk pritet të jetë aq e vështirë sa Atalanta, por Real Madrid nuk mund të lejojë të jetë i vetëkënaqur. Nëse burimet janë të drejta, sipas mediumit spanjoll, këtu është formacioni që mund të presim të shohim nga Ançeloti, të dielën mbrëma.