Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha me maskë tregon gjendjen: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram gjendjen alarmante në Los Angeles pas zjarreve masive që kanë përfshirë zonën. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka përshkruar kushtet e vështira të ajrit në qytet.
“Ajri i LA sot: I trashë sa të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku,” shkroi 35-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi ku shfaqej me maskë, një masë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga ndotja e ajrit.
Artistja gjithashtu iu drejtua shqetësimeve të ndjekësve për gjendjen e saj dhe të shtëpisë së saj në Los Angeles, duke treguar se është dashur të përballojë disa vështirësi gjatë natës.
“Mbrëmë më duhej të flija në ndonjë divan. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Unë jam mirë. Faleminderit që u interesuat për mua”, shkroi ajo në një tjetër postim.
Zjarret në Kaliforni kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, duke e bërë jetesën të vështirë për shumë banorë, përfshirë artistë si Bebe Rexha.
Ndërsa ajo ndan përvojat e saj personale, mesazhi i saj reflekton solidaritetin dhe shqetësimin për mirëqenien e të gjithëve që preken nga kjo situatë.
Postimet e saj kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë mbështetur këngëtaren me mesazhe inkurajuese dhe ngushëllimi.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Sot do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Pasdite,
Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për
Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas
Qytetarët e RMV-së sërish mund të aplikojnë për
Gjykatësja Janet Vargas e Gjykatës Federale të Rrethit në Manhattan vendosi se zyrtarët amerikanë në praktikë ishin udhëzuar të refuzonin