AA
Nëntë policë janë dërguar në Repartin e Toksikologjisë dhe po marrin mbështetje me oksigjen për shkak të thithjes së tymit pas parandalimit të përhapjes së një zjarri pranë Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup. Zjarri u vu nën kontroll nga forcat e sigurisë dhe ekipi i zjarrfikësve, ndërsa pjesëmarrësit dhe publiku u evakuuan në mënyrë të sigurt njoftoi MPB, raporton SHENJA.
“Dje rreth orës 16:00 në afërsi të Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup, edhe pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, policë të angazhuar në sigurinë fizike të turneut ndërkombëtar të hendbollit, së bashku me një ekip për mbrojtje nga zjarri, ndërmorën masa dhe aktivitete për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe përfshirjen e automjeteve dhe ndërtesave, si dhe të pistës së akullit që është pjesë e qendrës sportive.
Pjesëmarrësit e turneut dhe të gjithë punonjësit e tjerë sportivë dhe publiku u evakuuan gjithashtu në mënyrë të sigurt.
Si pasojë e zjarrit, nëntë policë janë në mbështetje me oksigjen në Repartin e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit dhe janë në gjendje të qëndrueshme”, thonë nga MPB.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se dokumentet zyrtare dëshmojnë se projekti për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë nuk është iniciuar
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi takim lamtumire me ambasadorin e Turqisë në vend, Fatih Ulusoy,
Qendra për menaxhim me Kriza informoi se vazhdojnë aktivitetet intensive për vënie nën kontroll të zjarreve në fshatrat në zonën