Fëmijët e Ronaldos nuk mendojnë se ai është personi më i famshëm në botë, reagimi i portugezit shkon viral (VIDEO)
AA
Një video e Cristiano Ronaldos gjatë një bashkëbisedimi me fëmijët e tij, ka bërë xhiron ditëve të fundit në internet.
Futbollisti legjendar pyeti fëmijët e tyre se kush sipas tyre është personi më i famshëm që ata njohin.
Megjithatë, përgjigjja e tyre habiti edhe vetë Ronaldon, pasi siç duket nuk ishte ajo se çfarë ai priste.
Fëmijët thanë se personi më i famshëm që ata njohin është nëna e tyre, pra Georgina Rodriguez, njëherësh partnerja e yllit portugez.
Me të marrë këtë përgjigje, Ronaldo mbeti i shtangur derisa i dha Georgina-s, një shikim të çuditshëm. Kjo e fundit, po buzëqeshte me ëmbëlsi derisa shikonte fëmijët me një lloj krenarie.
Kjo video e shkëputur nga videoja e plotë që futbollisti publikoi në kanalin e tij në YouTube, ka bërë xhiron në internet kohëve të fundit.
Parashikimi i motit: Diell, vranësira të lehta dhe
Sot moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare. Gjatë ditës do të fryjë
Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit
Posta e Kosovës ka lansuar emisionin e ri të pullave postare kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të
Nënshkruhen kontratat për furnizim me pizhame dimri dhe
Janë nënshkruar kontratat për furnizimin me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë, në kuadër të një aktiviteti të prokurimit