
Dhjetë rregulla të “hekurta” nga Hansi Flik te Barcelona
Trajneri gjerman Hansi Flik e ka nisur mbarë aventurën e tij te Barcelona. Këtë e tregojnë rezultatet deri tani. Megjithatë, në një klub të tillë shihet fundi, çfarë ke fituar në sezon, atëherë bëhen edhe vlerësimet e bilancet. Për të qenë i suksesshëm, trajneri ka hartuar rregulla strikte për të gjithë te skuadra katalanase.
- Korrektesa në orare
Të gjithë, si lojtarët, ashtu edhe stafi, duhet të mbërrijnë në “Ciutat Esportiva” 90 minuta para stërvitjes, e cila zakonisht fillon në 11 të mëngjesit. Flik udhëheq me shembull, shpesh duke qenë i pari që mbërrin aty. - Kontrolli ditor i peshës
Para çdo seance stërvitore kërkohet peshimi i lojtarëve. Këto të dhëna regjistrohen dhe vlerësohen në rang javor. Deri më tani, askush nuk është dashur të qortohet për këtë.
- Zakonet e detyrueshme të të ushqyerit
Të gjithë anëtarët e stafit janë të detyruar të hanë në kuzhinën e “Ciutat Esportiva” pa përjashtim. Ata duhet të hanë të gjithë ushqimin e përgatitur nga nutricionistja e ekipit, Silvia Tremoleda. - Seanca e mëngjesit në ditën e ndeshjes:
Flik këmbëngul në një seancë shkrythëse në mëngjes, ditën e ndeshjes, të cilën e konsideron jetike për përgatitjen e lojës. Disa formacione startuese madje janë rregulluar bazuar në këto seanca.
- Përqendrimi ditën e ndeshjes
Së bashku me rikthimin e seancave të mëngjesit ditën e ndeshjes, lojtarët tani grumbullohen në hotel (ditën para ndeshjes), madje edhe për ndeshjet në shtëpi, në Monzhuk. - Pushimi pas ndeshjes
Udhëtimet e gjata, të kthimit natën vonë, janë eliminuar. Nëse një ndeshje jashtë fushe mbyllet pas orës 9 të mbrëmjes dhe fluturimi është më i gjatë se 90 minuta, skuadra qëndron gjatë natës në qytetin pritës. F - Seanca trajnimi të gjata dhe intensive:
Flikk thekson disiplinën gjatë stërvitjes, duke u fokusuar në përgatitjen fizike me ndihmën e Julio Tous, i cili iu bashkua skuadrës katalanase këtë verë. Seancat janë rigoroze, me secilin lojtar që mban një gjurmues GPS për të monitoruar të dhënat e performancës, të cilat më pas vlerësohen. Trajnimi zakonisht zgjat rreth 90 minuta, pa përfshirë punën para dhe pas seancës. Në total, lojtarët kalojnë rreth 5 orë në “Ciutat Esportiva” çdo ditë. - Asnjë dënim financiar
Flik i sheh lojtarët e tij si profesionistë, duke e bërë sistemin e gjobave të panevojshëm. - Koha e kufizuar e pushimit
Flik beson se për të performuar në nivelin më të lartë, kërkohet përkushtim i plotë si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Rrjedhimisht, iu jep lojtarëve të tij pushim minimal, zakonisht vetëm një ditë në javë. - Marrëdhëniet profesionale me lojtarët
Flik e ka të qartë se ai është trajneri, jo një figurë babai apo miku për lojtarët e vet. Gjermani mban komunikim të shkëlqyeshëm me skuadrën, ndërtuar mbi respektin dhe angazhimin maksimal. Flick e mban zyrën e tij të hapur për diskutime me këdo nga skuadra. Megjithatë, ruan një vijë të rreptë ndarëse mes lojtarit dhe trajnerit, duke shmangur çdo favorizim. Ndërsa përpiqet të jetë i drejtë, nuk toleron asnjë ndërhyrje në vendimet e tij.