“Falem 5 herë në ditë”, ky është banori i BB VIP Albania që praktikon fenë islame qe 18 vite
AA
Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor është banori që hyri mbrëmë në “Big Brother VIP”.
Ai ka lindur në Tiranë në 30 mars 1985 dhe jeton në Tiranë me bashkëshorten dhe djalin.
Violina ka qenë pasioni i tij që në një moshë fare të vogël dhe mund të quhet dashuria e jetës së tij. Falë talentit, përkushtimit dhe devotshmërisë, ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme në këtë fushë dhe të jetë një ndër instrumentistët më të kërkuar në tregun muzikor por edhe në evente familjare.
Ish-pjesëtar i grupit të mirënjohur muzikor “Threedots”, Ervini ka kompozuar hite për këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare. Krahas punës individuale, Ervini është aktualisht pjesë e Batalionit B13, banda e parë e muzikës orientale në Shqipëri (live music në dasma, koncerte)…
Prej 18 vitesh, është praktikant i fesë muslimane dhe falet 5 herë në ditë, teksa shprehet se nuk do ndalet ta bëjë këtë edhe brenda shtëpisë së “BBVIP”. Ai tha se edhe ushqimin e do të ndarë, hallall”.
Nga ana tjetër ka një paralajmërim për banorët: “Rujuni se nuk i dihet!”.
Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do
Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjes së
Anulohet debati në Kuvend për shtetësinë e deputetëve
Kuvendi, në seancën e sotme të 98-të, miratoi disa zgjidhje legjislative me procedure të shkurtuar, duke përfshirë ndryshime në ligjet
Paraqitet Arben Fetai… nga Tailanda
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe