AA
Deputeti Elmi Aziri nga ASh-ja e Zijadin Selës ka reaguar gjatë debatit në Kuvend se ky institucion i kryesuar nga kryetari, Afrim Gashi, qëllimisht po lejon diskriminimin dhe shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, sepse sipas tij, në disa raste materialet e Kuvendit po dorëzohen vetëm në gjuhën maqedonase.
“Të nderuar, sikurse edhe më herët që kanë dhënë vërejtje, ja edhe sot po jap disa materiale që sot i kemi pranuar vetëm në gjuhën maqedonase. Insistimi për mosrespektimin e rregullores, për mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, për mosrespektimin e kushtetutës së RMV-së, nuk i bën mirë Maqedonisë, nuk i bën mirë as këtij Parlamenti, nuk i bën mirë as të ardhmes, por e bën të rrejshme tendencën deklarative të shumë deputetëve dhe funksionarëve se gjoja Maqedonia e Veriut t’i përqafojë vlerat e Bashkimit Evropian.”, – u shpreh deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri.
VLEN ka propozuar rikthimin e masës së “shportës shkollore”, me qëllim uljen e shpenzimeve për familjet në prag të fillimit
Gjithsej 262 drejtues janë sanksionuar gjatë një kontrolli të përforcuar rrugor të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Shkup, nga ora
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite kryesisht