AA
Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj qëndrimeve kontradiktore të disa individëve dhe grupeve lidhur me sistemin gjyqësor në Kosovë, veçanërisht në raport me Gjykatën Speciale dhe Gjykatën Supreme.
“Çohën e shajnë, shpifin, çka nuk thonë kundër Gjykatës Speciale, që është e përcaktume në Kushtetutë si pjesë e specializume e gjyqësorit kosovar me seli në Hagë. E mandej thojnë: s’bon me kontestu vendimin e Gjykatës Supreme,” ka shkruar Gjinovci, duke nënvizuar paradoksin në trajtimin e institucioneve të drejtësisë.
Ai shton se nuk është e drejtë që dikush të zgjedhë selektivisht cilat vendime apo institucione gjyqësore t’i respektojë dhe cilat t’i sulmojë: “Nuk mundeni o të nderum me zgjedhë cilën pjesë të gjyqësorit bon me sulmu e cilën jo.”
Deklarata e Gjinovcit vjen në një kohë kur debati rreth vendimeve të Gjykatës Speciale dhe të drejtësisë në përgjithësi ka marrë hov në opinionin publik.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) njofton se deri më 28 korrik 2026 ka paguar gjithsej 560,9 milionë denarë për kompensime
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë një kontrolli aksionar të zhvilluar dje, nga ora 17:00 deri në
Qeveria miratoi Vendimin me të cilin ndryshohen dhe plotësohen kushtet për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet e kompensimit. Linja ekzistuese