AA
Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se mbështetja e ndërsjellë është çelësi i një martese të lumtur.
34 vjeçja, ka treguar se mbajtja e një martese të lumtur me regjisorin Taika Waititi, 49 vjeç, bazohet mbi respektin, hapësirën personale dhe mbështetjen e ëndrrave të njëri-tjetrit.
“Mendoj se gjithçka ka të bëjë me respektin dhe mbështetjen e ndërsjellë në karrierat tona të ndara, projektet dhe hapësirën personale. Të jesh aty për njëri-tjetrin si sistem mbështetjeje, kjo është thelbësore”, ka thënë ajo për People.
Ora dhe Waititi u martuan në vitin 2022, por lidhja e tyre nisi fillimisht si miqësi e ngushtë, diçka që këngëtarja mendon se ka ndihmuar shumë në stabilitetin e marrëdhënies.
“Të jesh fillimisht shok i ngushtë me dikë është vërtet fantastike”, ka thënë këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, e cila më parë ka qenë në lidhje me yllin Calvin Harris dhe Andrew Watt.
Gjatë një interviste në podcastin “Begin Again” të Davina McCall, Ora ka zbuluar se ka raport shumë të ngrohtë me fëmijët që bashkëshorti i saj ka nga martesa e mëparshme me producenten, Chelsea Winstanley.
“Është kaq argëtuese. Kaloj më së miri me ta. Jam si kumbara e tyre, u jap gjithë sheqerin dhe akulloret!”, ka treguar ajo me humor.
Ora ka thënë se një nga kënaqësitë e të qenit njerkë është se mund të bëjë “gjëra të çmendura” me fëmijët, pa pasur barrën e rregullave të përditshme.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar këngën e re “Heat”, një bashkëpunim me artistin australian, Troye Sivan, dhe thotë se ky projekt muzikor përfaqëson një etapë të re në jetën e saj artistike dhe personale.
Moti nesër do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Do
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) njofton se deri më 28 korrik 2026 ka paguar gjithsej 560,9 milionë denarë për kompensime
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë një kontrolli aksionar të zhvilluar dje, nga ora 17:00 deri në