AA
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona nga Kërçova, pasi tek të njëjtit, sipas Policisë, janë gjetur substanca narkotike. Sipas njoftimit të MPB-së, personat në fjalë e kishin fshehur një pjesë të drogës në një pusetë.
“Më 17.07.2025, në ora 17:00 në Kërçovë, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Kërçovë kanë arrestuar E.P. (30) dhe A.P. (60), të dy nga Kërçova. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tyre, e kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës, në banesë është gjetur dhe konfiskuar një qese me një substancë pluhur të bardhë si dhe një peshore. Ndërkohë, në një puset përpara shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 51 paketime të vogla me substancë pluhur dhe dy paketime më të mëdha najloni me substancë të bardhë në formë të ngurtë. Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Ohër.
Në rrjetet sociale sot janë publikuar video nga një përleshje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Në
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë