AA
Nëse Bullgaria pretendon se problemi me fillimin e negociatave me BE-në janë vetëm bullgarët në Kushtetutë, ne propozojmë të paraqesim një Rezolutë të përbashkët në PE që do të konfirmonte veçantinë e identitetit dhe gjuhës maqedonase, thotë deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.
Ai kujtoi se Kryeministri, Hristijan Mickoski, ia bëri këtë ofertë të hapur Presidentit bullgar Rumen Radev dhe qeverisë bullgare.
“Nëse pengesa e vetme për integrimin evropian të Maqedonisë është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, atëherë nuk duhet të jetë problem, së bashku me Bullgarinë fqinjË, të paraqesim një rezolutë që do të garantojë identitetin dhe veçantinë gjuhësore maqedonase, dhe në të njëjtën kohë të rrisë besimin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Ne mund të paraqesim menjëherë një rezolutë të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë në këtë fushë dhe për të zgjidhur problemin e fillimit të integrimit evropian. Oferta e dhënë Mickoski është e hapur”, thotë Milloshoski.
Në rrjetet sociale sot janë publikuar video nga një përleshje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Në
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë