AA
Sllovenia është vendi i parë evropian që ka vendosur sanksione ndaj Izraelit për shkak të sulmeve në Gaza dhe vrasjeve të civilëve. Qeveria sllovene shpalli dy ministra izraelitë persona non grata, pasi ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën konsensus për masa ndaj Izraelit për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Bëhet fjalë për ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrin e Financave dhe Mbrojtjes Bezalel Smotrich.
Në qershor, edhe Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia kishin vendosur sanksione ndaj Ben-Gvir dhe Smotrich.
“Qëndrimi i Sllovenisë është shumë i qartë: Izraeli po shkel nenin 2 të Marrëveshjes së Asocimit për sa i përket të drejtave të njeriut, si dhe të drejtën ndërkombëtare. Zbatimi i të drejtës humanitare në Gaza ka vazhduar që nga takimi i fundit i ministrave të jashtëm. Ka gjithnjë e më shumë viktima civile gjatë shpërndarjes së ushqimit. Kjo luftë e tmerrshme duhet të ndalet. Prandaj qëndrimi i Sllovenisë është shumë i qartë: Bashkimi Evropian duhet të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të ndaluar vazhdimin e luftës dhe vrasjet e civilëve”, tha Tanja Fajon, Ministre e Jashtme e Sllovenisë.
Në rrjetet sociale sot janë publikuar video nga një përleshje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Në
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë