Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BDI: Me aminin e Bujare Abazit, banka serbe hyn në zemër të sistemit financiar të Maqedonisë
Maqedoni

BDI: Me aminin e Bujare Abazit, banka serbe hyn në zemër të sistemit financiar të Maqedonisë

September 12, 2025

AA

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një reagimi drejtuar mediave ka shprehur shqetësimin, siç thuhet, lidhur me konfirmimin e planit të hyrjes së kapitalit serb në sektorin bankar të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë përfitimin e fundit të “ALTA Banka” për marrjen e aksioneve të “Stopanska Banka Bitola”. Konkretisht, thuhet në reagim, Komisioni i Letrave me Vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e saj të 65-të, të kryesuar nga kryetarja Bujare Abazi, kuadër i VLEN-it, ka dhënë leje për “Alta Banka” SHA Beograd që të paraqesë ofertë zyrtare për marrjen e “Stopanska Banka – SHA Bitola”.

“Ne ngrisim pyetje serioze dhe kërkojmë transparencë të plotë: A ka pasur në shkurt 2025, në kabinetin e Kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e Zëvendëskryeministrit Stoilkoviç, një takim mes Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin, gjatë të cilit është diskutuar dhe koordinuar ky investim i madh serb? Nëse ky takim ka ndodhur, cili ishte qëllimi i tij dhe si lidhet me vendimet për dhënien e lejes për ALTA Banka nga institucionet e udhëhequra nga VLEN? Ky rast tregon një manipulim të theksuar: pengesa të mëdha për hapjen e bankave shqiptare, ndërkohë që bankat me kapital të dyshimtë serb nuk hasin asnjë problem për të hyrë në treg, madje marrin miratim të shpejtë nga institucionet”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Për më tepër, vijon më tej reagimi, kujtojmë se Banka Qendrore Evropiane (BQE) në vitin 2024 shprehu shqetësime serioze lidhur me mundësinë e pastrimit të parave përmes përpjekjes së ALTA Pay, një kompani serbe e drejtuar nga Davor Macura, për të blerë Addiko Bank në Austri.

“Në këtë kontekst, miratimi i lejes për ALTA Banka në Maqedoni ngre pyetje serioze për standardet e transparencës dhe sigurisë financiare. BDI kërkon përgjigje të qarta dhe të menjëhershme nga Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, Zëvendëskryeministri Stoilkoviç dhe Izet Mexhiti, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar për motivet, përmbajtjen dhe pasojat e një takimi të tillë, dhe për të siguruar që interesat strategjike dhe financiare të vendit nuk cenohen për favor të interesave të ‘botës serbe’. Kjo nuk është vetëm një çështje ekonomike; përmes sektorit financiar dhe lehtësive të dhëna për bankat me kapital serb, po tentohet të vendoset ndikimi i drejtpërdrejt i ‘botës serbe’ në Maqedoninë e Veriut. Ky fenomen rrezikon jo vetëm stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, por edhe rrjedhat politike, duke krijuar mundësi për orientim të vendimeve strategjike dhe institucionale në favor të interesave të huaja mbi interesat kombëtare dhe të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të vendit”.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15636
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka

Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.