AA
Vijon të jetë e njëjtë edhe sot gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano. A2 CNN raporton se prej afro dy javësh ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ish-kreu i Partisë Socialiste pësoi një arrest kardiorespirator çka i shkaktoi edhe dëmtime në tru.
Ish-kryeministri Nano ndodhet në reanimacion, në një spital privat në kryeqytet. Ai ka pësuar një arrest kardio-respirator në ambientet e shtëpisë së tij, por ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve ka bërë të mundur kthimin e tij në jetë. Mjekët konfirmojnë për A2 CNN se ka pësuar dëmtime të rënda në tru dhe po përpiqen gradualisht gjatë qëndrimit të tij në reanimacion për ta zgjuar në mënyrë graduale.
Dy vitet e fundit ish-kryeministri Nano i ka pasur të shpeshta kontrollet mjekësore në spitalin privat në Tiranë. Më herët ai ka qenë i intubuar për shkak të një sëmundje kronike në mushkëri që mjekët e quajnë spok.
Pas rehabilitimit ai u rikthye në shtëpi, por sërish pati një problem shëndetësor duke iu nënshtruar një ndërhyrje ortopedike për shkak të thyerjes së një prej kockave të legenit.
73-vjeçari Fatos Nano u shkëput nga politika në vitin 2005. Ai ka qenë kryeministër i vendit përgjatë viteve 1991, 1997-1998 dhe 2002-2005. Ai është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj.
Kuvendi, në seancën e sotme të 98-të, miratoi disa zgjidhje legjislative me procedure të shkurtuar, duke përfshirë ndryshime në ligjet
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit