VMRO dhe LSDM vazhdojnë akuzat për kontestin me Bullgarinë
Qëllimi përfundimtar i veprimtarisë së Frontit për Liri dhe Drejtësi të udhëhequr nga LSDM-ja është çlirimi i shtetit dhe largimi i këtij pushteti kriminal, tha kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, duke shtuar se pushteti ka për obligim që të shpall referendum. Ai kujtoi se VMRO-ja erdhi në pushtet me premtime të rreme për prishje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe më pas bllokoi rrugën evropiane të shtetit.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
”Qëllimi përfundimtar do të jetë që ky pushtet kriminal të largohet, ta çlirojë shtetin, të kthehemi në rrugën evropiane, ndërsa banda e udhëhequr nga Hristijan Mickoski të japë llogari dhe të kthejë paratë. Ndërkohë, kjo nënkupton se ne po bashkohemi dhe po rritemi. Pushteti ka obligim të shpallë referendum, sepse nuk ka të drejtë të ndalojë rrugën evropiane të vendit, sepse gënjyen se do të siguronin një pozicion më të mirë negociues dhe asnjëherë nuk thanë se do ta bllokonin rrugën evropiane të vendit. Gënjyen se do ta kthenin emrin, se do ta shfuqizonin Marrëveshjen e Prespës”.
Duke ju përgjigjur kërkesave të LSDM-së për referendum, nga VMRO-ja kanë thënë se kreu i LSDM-së, Venko Filipçe do të duhet t’i tregojë Radevit se pa garanci nga Bullgaria, s’do të ketë ndryshime kushtetuese. Sipas partisë më të madhe në pushtet, VMRO-DPMNE, kreu aktual i LSDM-së, Venko Filipçe po ndjek modelin e Zaevit dhe po mban bagazhin e tij politik për të mbajtur karrigen e Bihaçkës”.
VALENTIN MANASIEVSKI – VMRO-DPMNE
Deputeti special bullgar, Venko Filipçe, që në vend se të kërkojë ndryshime Kushtetuese le t’i transmeton kryetarit të tij bullgar, Rumen Radev se Maqedonia nuk ka veprime konkrete nga pala bullgare, kjo do të fillonte me respektim të aktvendimet nga Strazburgu. Dërgojmë porosi të qartë për Venko Filipçen dhe të tillët si ai, pa garancione nga Bashkimi Europian nuk ka Ndryshime Kushtetuese.
Kjo nuk është hera e parë që partitë më të mëdha në bllokun maqedonas përplasen për integrimin e vendit në BE dhe lëshojnë akuza të ndërsjella për tradhti kombëtare dhe mashtrime.
Mevludin Imeri /SHENJA/
