Ministri Shasivari mban fjalën: Studentët thirren në takim për provimin e jurisprudencës në shqip
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, më 6 tetor 2026, ka dërguar ftesë zyrtare për përfaqësuesit e studentëve dhe dekanët e pesë Fakulteteve juridike të pesë Universiteteve në vend, për një takim konsultativ dhe informues, ku do të prezantohen dhe në mënyrë praktike do të sqarohen zgjidhjet e propozuara ligjore.
Takimi do të mbahet ditën e hënë, më 19 tetor, në orën 11:00, në Ministrinë e Drejtësisë, thuhet në njoftim.
Takimi vjen në kuadër të angazhimeve ligjore të Ministrisë së Drejtësisë për trajtimin institucional të kërkesave të studentëve të pesë fakulteteve juridike në vend.
Ndryshe nga qasja e ministrit të mëparshëm, Igor Fillkov, ministri Jeton Shasivari e vendos dialogun institucional, konsultimin me palët dhe komunikimin e hapur në qendër të veprimit të tij institucional, duke dëshmuar se institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të mbyllura ndaj kërkesave dhe shqetësimeve të tyre. (INA)