Arben Taravari në selinë e VMRO-DPMNE-së, takohet me Mickoskin!
Burime të Klan Maqedoni bëjnë të ditur se gjatë orëve të mbrëmjes në selinë e VMRO-DPMNE-së në Shkup, është realizuar një takim midis kreut të ASH-së, Arben Taravari dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.
Klan Maqedoni ka siguruar edhe fotografinë e veturës së Taravarit në garazhin e selisë së VMRO-DPMNE-së.
Nuk dihen detajet e takimit të dy liderëve që vjen në kohën kur tashmë po bëhen pozicionime partiake rreth zgjedhjeve të këtij viti.
Ndryshe, takimi Mickoski – Taravari vjen pas takimit të opozitës shqiptare bashkë me liderin e ASH-së, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe në ditën e nisjes së funksionimit të Qeverisë teknike me Kryeministër Talat Xhaferi. /tvklan.mk/