“Bavarezët” gati 55 milionë euro për “shkatërruesin” portugez
Mund të ishte mbyllur gjithçka që në merkaton e verës, por negociatat dështuan në minutën e fundit. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” e mesfushës, së Fulham, Zhoao Palinja, me portugezin, që është prej kohësh në listën e “dëshirave”, të teknikut Tomas Tushel dhe bordit të Bajern Munihut.
Mirëpo, duket se pavarësisht refuzimit të anglezëve, në fundin e merkatos së vertës, me hapjen e fraksionit të merkatos, në muajin janar, “barvarezët” do të hidhen sërish në sulm, për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit portugez.
Sipas, raportimeve më të fundit të mediumeve britanike, për kartonin e Palinja, “gjigantët” e futbollit gjerman kanë bërë gati një ofertë zyrtare për klubin anglez, me këta të fundit, që nuk pranojnë më pak se 60 milionë paundë për kartonin e “luzitanit” dhe pritet që oferta e kampionëve të Bundesliga, të rrotullohet rreth shifrës së 50-55 milionë eurove.