
Del autopsia e Liam Payne-t: Nga dhoma e muzikantit janë sekuestruar një sërë substancash
Liam Payne vdiq nga plagët e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme e shkaktuar nga rënia, njoftoi sot zyra e prokurorit të Argjentinës, teksa publikoi rezultatet e para zyrtare të autopsisë së kryer ndaj këngëtarit.
Sipas Zyrës së Prokurorisë së Qarkut, raporti i autopsisë tregon për lëndime në përputhje me ato të shkaktuara nga një rënie nga lartësia. Lëndimet në kokë ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen.
Payne, 31 vjeç, i cili u bë i famshëm si anëtar i grupit “One Direction”, u gjet i vdekur pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij të hotelit në Buenos Aires.
Sipas të njëjtit burim, nga dhoma e muzikantit janë sekuestruar një sërë substancash, të cilat tregojnë për një gjendje të mëparshme të konsumimit të alkoolit dhe drogës.