
Delegacioni i BDI-së në festën e ambasadës së Zvicrës, Osmani: Mirënjohje për mbështetjen
Sonte, në Rezidencën Zvicerane në Shkup u shënua Dita Kombëtare e Zvicrës, ku mori pjesë edhe një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan Flaka
Bujar Osmani, përmes një postimi, shprehu mirënjohjen për ambasadoren Véronique Hulmann:
“Sonte në Rezidencën Zvicerane në Shkup e shënuam Ditën Kombëtare të Zvicrës me mirënjohje për ambasadoren Véronique Hulmann për kontributin e saj në partneritetin tonë.”
Edhe Arbëria Ademi ndau përshtypjet nga kjo pritje:
“Sonte pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës, me rastin e Ditës Nacionale të Zvicrës dhe takimin lamtumirës së ambasadores Véronique Hulmann dhe Adrian Marti. Një mbrëmje e bukur dhe e mbushur me miqësi e respekt.”
Në pritjen solemne, mysafirët patën rastin të përshëndesin ambasadoren Hulmann dhe bashkëshortin e saj, duke vlerësuar kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve mes Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut. Flaka